Disa ditë më parë bëri ëndrrën realitet; t’i kapë të gjithë. Christoph Kramer, futbollisti gjerman i Borussia Moenchengladbach dhe kampion bote me Gjermaninë ia doli mbanë më në fund të mbledhë të gjitha kartat e Pokemon, një hobby që ai e kishte që fëmijë. Ishte vetë futbollisti që konfirmpo gjithcka në rrjetin social Instagram, madje foli edhe për SportBible
‘Mendoj se cdo fëmijë i lindur në vitet 90 është një admirues i flaktë i Pokemon-tha Kramer-ishte fantastike koleksionimi i kartave dhe gjithnjë ka qenë një ëndërr e fëmijërisë që t’i kem të gjitha. duhet të them se bleva disa nga kartat për të plotësuar koleksionin, por nuk pagova shumë. Nuk e di me saktësi sa është vlera tani, por shpresoj që koha të luajë në favorin tim. Sido që të jetë nuk do t’i shes kurrë’
Urimet për Kramer për këtë arritje të tij vijnë edhe nga vetë klubi i tij. Kramer që u bë i famshëm për humbjen e kujtesës në Kupën e Botës në 2014 ku Gjermania e tij triumfoi, tani do të jetë idhulli i të gjithë atyre fëmijëve që kanë dashur dhe e duan shumë…Pokemonin.
sfidanti.al
.