Mesfushori i Espanyolit, Keidi Bare flet për synimet e skuadrës së tij për të qëndruar në nivelet e larta të Divizionit të Dytë të futbollit spanjoll edhe pse pranon shkallën e lartë të vështirësisë së këtij kampionati. Në një intervistë të dhënë pas seancës stërvitore të së martës, mesfushori i përfaqësueses shqiptare tha se nuk duhet ulur vigjilenca në nivele të tilla.
‘Segunda Division është një kampionat shumë i vështirë, ku cdo ekip mund të të shkaktojë dëme-tha Keidi Bare-duhet të vijojmë në këtë mënyrë’
Kur u pyet për rëndësinë e tij në skuadër, Bare vendosi që t’ia japë meritat kolektivit. ‘Të gjithë futbollistët janë të rëndësishëm në skuadër-vijoi Keidi Bare-unë vetëm dua të falenderoj të gjithë sepse po më ndihmojnë brenda dhe jashtë fushës së lojës. Pa trajnerët nuk do të isha asgjë’
Në këtë mënyre, Keidi Bare që konfirmoi ambientin e mirë te Espanyoli, u shfaq u kënaqur me skuadrën e tij të re pas muajve të parë aty
‘ Që përpara se të vija aty, e dija që Espanyol është një klub I madh me histori dhe tifozeri impresionuese. U ndjeva shumë mirë dhe shumë i dashur nga ta tjerët-tha Keidi Bare
Sfidanti.al