Spanja dhe Portugalia vendosin kandidaturën për Botërorin 2030

Federata Spanjolle dhe ajo Portugeze e Futbollit zyrtarizuan vendosjen e kandidaturës së tyre për organizimin e përbashkët të Botërorit të vitit 2030. Dy vendet iberike pretendojnë të presin eventin më të rëndësishëm futbollistik pas Katar 2022 dhe Kanada, Meksikë, SHBA në 2026.

Kryeministrat e të dy vendeve, Pedro Sánchez  dhe Antonio Costa konfirmuan kandidaturën iberike për këtë Botëror me finalen që do të luhet në Santiago Bernabeun e ri. Vendi organizator për Botërorin 2030 do të përcaktohet 6 vjet përpara, pra në 2024 në Kongresin e FIFA.

Nëse asgjë nuk do të ndryshojë, plani i qeverisë së futbollit botëror është që në këtë eveniment të jenë 48 skuadra pjesëmarrëse, 16 më shumë se formati aktual. Kandidatura e Spanjës dhe Portugalisë për botërorin 2030 për momentin është  në garë me atë të kandidurës së përbashkët të Argjentinës, Uruguajit, Parahuajit dhe Kilit dhe atë Marokut.

Sfidanti.al