Franca e parketit fitore karakteri ndaj italisë, Serbia nuk njeh “stop”

Evan Fornier shenoi 29 pikë, 21 prej të cilave në pjesën e dytë, teksa Franca mundi Italinë 82-80 në një ndeshje miqësore përpara Botërorit që pritet të nis më datë 31 gusht. Fornier ishte ylli i ndeshjes për Francën që krijoi një avantazh 56-42 në periodën e tretë duke ju shkëputur për pak të kalterve që po e mbanin ndeshjen të ekuilibruar. Kur mbeteshin edhe 5 minuta nga fundi, Gigi Datome i dha disa pikë të rendësishme duke e ulur diferencen në 2 pike, 69-67, por më pas loja u kthye në një garë me faulla dhe gjuajtje te lira. Marco Bellineli shënoi 20 pikë,Galinari me 15 pikë, Gentile me 14 pikë, por që nuk mjaftuan për Italinë.

Ndërkohë, Serbia vijoi me një ecuri perfekte në ndeshjet miqësore, teksa mundi Zelanden e Re 88-78. Kjo ishte fitorja e 9-të në po kaq ndeshje pergatitore perpara Botërorit. Bogdanoviç, Bjelica , Raduljica dhe Luçiç nuk luajtën në këtë ndeshje, megjithatë skuadra arriti te fitoj dhe shënuesi më i mirë ishte Nikola Milutinov me 19 pikë të realizuara.