Ankand bamirësie, një tifoz shpenzon 85 mijë Dollarë për një darke me Bouchard

Eugenie Bouchard, ish numri 5 i renditjes botërorë në tenisin e femrave ka humbur ndjeshëm pozicione dhe tani gjendet në vendin e 332, por jashtë fushave të lojës ajo vazhdon të jetë shumë e famshme dhe vazhdon të jetë protagonist në media. Tenistja bukuroshe kanadeze, këtë radë promovoi një nismë bamirësie dhe në lojë ishte një darkë e një biletë për një ndeshje Grand Slami dhe ofertat e fansave arritën në shifra vërtet marramendëse.

’85 mijë Dollarë? Jeni vërtet të cmendur-shkruante Bouchard në Instagram-jam krenare për të gjithë ju që u bashkuat me mua në këtë projekt mezi po pres të njoh fituesin’

Të ardhurat  e siguruara nga ndjekësi misterioz i Bouchard do të jepet te shoqëri jofitimprurëse që merren me emergjencën coronavirus dhe ndër të tjerat u ofrojnë ushqim personave më në nevojnë dhe ndihmë të moshuarve.

Sfidanti.al