Aleks Morgan, talent në fushën e lojës por edhe në… kërcim

Titulli botëror i fituar nga SHBA që është i katërti në historinë e kësaj skuadre solli një festë të shfrenuar të lojtareve në dhomat e zhveshjes së skuadrës amerikane. Në internet janë publikuar shumë imazhe të kampioneve teksa festonin, por vetëm një video rezultoi më argëtuesja.

Bëhet fjalë për Aleks Morgan, futbollistja më mediatike me 15 milionë ndjekës në rrjetet sociale. Ishte pikërisht kjo lojtare që i ndezi këto rrjete sociale me kërcimin e saj të vecantë duke treguar se ajo nuk është vetëm një sulmuese e talentuar, por edhe një kërcimtare po kaq e mirë sidomos kur bëhet fjalë për të festuar dhe në këtë rast arsyeja ishte shumë e fortë; SHBA mundi Holandën në finalen e Botërorit të Francës.

sfidanti.al