Kaos në Mançester: Tifozët e zhvlerësojnë me këngë Junajtidin!

Në ndeshjen e fundi të Premier Ligës mes Mançester Junajtidit dhe Uollverhemptonit që përfundoi në barazim 1-1, në tribunë ndodhej edhe trajneri legjendar anglez, ser Aleks Ferguson, që po merr veten nga operacioni i fundit, por “”djajtë e kuq” përsëri zhgënjyen, duke fituar vetëm një pikë në stadiumin e vet, ”Old Trafford”. Vendasit kaluan në avantazh, por, më pas, mbas një gabim të madh të Pol Pogbas që ua dhuroi topin kundërshtarëve, këta arritën të barazonin me një gol fenomenal. Mbas ndeshjes, Murinjo i zhgënjyer nga rezultati i ndeshjes, deklaroi:
“Ne nuk e meritonim që të fitonim, kurse ekipi kundërshtar luajti sikur kjo të ishte ndeshje finale e Botërorit. Nuk di sesi ta shpjegoj, por ata ishin më të motivuar, Ne u lamë atyre hapësirë, nuk ushtruam presion mbi ta dhe luajtëm pa ide në gjysmën e dytë të pjesës së dytë”.
Tifozët e Junajtidit u zemëruan më shumë me Aleksis Sançezin, për shkak të performancës së tij të dobët, madje kishte nga ata që thërrisnin që ai të kthehej tek Arsenali dhe shumë tifozë ikën nga stadiumi pa mbaruar ndeshja.
Megjithatë, në qendër të vëmendjes ishte kënga e tifozëve të Uollverit: “Murinjo ka të drejtë, tifozët e Junajtidit janë një tmerr i vërtetë!”.
Sfidanti.al