Barcelona e “sulmon” edhe në  hotel Murinjon

Barcelona do të lërë pa gjumë Murinjon dhe njëherë tjetër dhe shkaku nuk do të jetë fusha, por akomodimi në një hotel. Ekspedita e Barcelonës për ndeshjen me Mançester Sitin do të akomodohet në hotelin “LOWRY” ,në qënder të qytetit të Mançesterit, me një pamje të mrekullueshme,  por në vendin e gabuar. Pikërisht në këtë hotel, qëndron prej kohësh edhe Hoze Murinjo, trajneri i Mançester Junajted.

Disa ditë më parë, Murinjo kishte thënë se jeta e tij është shkatërrua, qyshse ai jeton në këtë hotel i ndarë me pjesën tjetër të familjes, një përvojë e paprovuar më parë nga portugezi. Pas këtij çasti, jeta e tij do të bëhet edhe më  e dëshperuar kur të përjetojë pushtimin kalanas të mjediseve të “shtëpisë së tij”. Imagjinoni sikur në një ashensor të përballet Murinjo me “vrasësin e bukur” Leo Mesi? Kjo skemë nuk do të quhet tiki-taka.  Ky hotel ka vetëm një hyrje dhe paparacët janë vërsulur në drejtim të gjahut.