Bristol Rovers, tifozja rekord; Kiti është 103 vjeç, s’ka lënë asnjë ndeshje pa parë

Ka dashuri që zgjasin përjetësisht. Është rasti i zonjës Kiti Torn, një tifoze historike e Bristol Rovers. E lindur në vitin e largët 1915, Kiti që sapo mbushi 103 vjec, nuk ka lënë asnjë ndeshje të kësaj skuadre pa ndjekur në fushën e saj, ndërkohë që ka përshkuar më shumë se 130 mijë km për ta ndjekur Bristolin në transfertë. Një kurrikulum i shkëlqyer ky që e ka bërë Kiti Tornin të famshme në të gjithë Anglinë. E lindur  në Troubrixh të kontesë Uilshajër, Kiti kujton momentin kur shkoi në për gherë të parë për të ndjekur një ndeshje futbolli me tren me avull. ‘Kohët kanë ndryshuar, por unë mbetem një super tifoze-është shprehur ajo.

Janë 65 vjet të përjetuara prej saj si një tifoze në stadiume të cilat i kanë dhënë emocione pafund dhe jo vetëm në aspektin futbollistik. ‘Kam njohur shumë njerëz, kam krijuar miqësi të rëndësishme-tregon 103 vjecarja-vajtja në stadium ka qenë e bukur edhe për këtë fakt. Më vjen keq kur shoh se shumë tifozë tani preferojnë t’i shohin ndeshjet në TV’

Gjatë periudhës së gjatë të përjetuar si tifoze e Bristol Roverts, Kiti ka parë që skuadra të ndërrojë 25 trajnerë dhe 100 vjetorin e lindjes së saj e festoi në Memoral Stadium me miqtë e saj më të ngushte dhe të gjithë tifozët bardhekaltër. Pavarësisht kërkesës së vazhdueshme të bashkëshortit Les që të qëndrojë në shtëpi, Kiti torn nuk dorëzohet dhe shkon në stadium në cdo ndeshje që Bristol luan në shtëpinë e tij. Ajo që e shoqëron për të ndjekur ndeshjet është djali i saj 73 vjeçar, Pit.

‘Bashkëshorti im që është tifoz i Totenhemit më thotë se duhet të qëndroj në shtëpi, por unë as e çoj nëpër mend. Kam kaluar gjithë jetën duke mbështetur djemtë e Bristolit në stadium, nuk do të ndalem tani në moshën 103 vjecare. Për më tepër më pëlqen shumë-tha Kiti Torn.

sfidanti.al