Wembanyama i çon shokët e skuadrës të shohin film horror para finaleve

Victor Wembanyama ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të larguar presionin para finaleve të NBA-së. ‘Ylli’ i San Antonio Spurs ftoi shokët e skuadrës në një mbrëmje kinemaje për të parë një film horror, me synimin për të çlodhur ekipin dhe për ta mbajtur të përqendruar para përballjes së madhe kundër New York Knicks.

Sipas ESPN, iniciativa e basketbollistit francez erdhi pas serisë së lodhshme dhe emocionuese ndaj Oklahoma City Thunder, të cilën Spurs-at e fituan me rezultat 4-3 të shtunën e kaluar. Ndeshja e parë e finaleve është planifikuar të zhvillohet këtë të enjte në Teksas.