Bolt në samitin për klimën? rekordmeni merr ftesën e presidentit kilian

Legjenda e atletikës botërore, Usain Bolt shkoi në Kili ku do të marrë pjesë në festivalin e muzikës Lojapaloza Cile që do të jetë këtë fundjavë. Me këtë rast rekordmeni botëror zhvilloi edhe një takim me presidentin e vendit, Sebastian Pinjera.

Takimi që zgjati rreth u zhvillua në pallatin presidencial La Moneda dhe Bolt shfaqi të gjithë simpatinë e tij. Gjatë bisedës, presidenti Pinjera e ftoi Usain Bolt edhe në samitin për ndryshimet klimatike që do të mbahet në Kili në muajin dhjetor. Pas përfundimit të takimit, Bolt fituesi i 8 medaljeve të arta olimpike dhe shumë titujve botërorë, së bashku me Pinjerën bënë edhe gjestin e rrufesë me të cilin rekordmeni botëror në 100 dhe 200 m pas cdo fitoreje të tij.

sfidanti.al