Vinicus i kërkon falje publike prezantueses

Futbollisti brazilian i Real Madridit, Vinícius Júnior, i ka kërkuar publikisht falje Virginia Fonseca-s, prezantuese dhe influencuese me të cilën kishte filluar një marrëdhënie, pas lajmeve për ndarjen e tyre. Mediet braziliane raportuan se arsyeja e ndarjes ishin disa biseda të Vinicius-it me disa modele, që krijuan mosbesim te Fonseca. Virginia, e cila më parë ka qenë e martuar me këngëtarin Zé Felipe, kishte udhëtuar disa herë në Madrid për ta mbështetur futbollistin, madje edhe në ndeshjen e Real Madridit kundër Villarrealit, në “Santiago Bernabéu”. Pas publikimeve në media, Vinicius reagoi përmes një postimi në “Instagram Stories”, ku pranoi fajin e tij dhe e përshkroi Virginia-n si “një grua të jashtëzakonshme dhe nënë të admirueshme”. Ai theksoi se, edhe pse marrëdhënia e tyre nuk ishte zyrtare, mes tyre kishte ekzistuar “një lidhje e sinqertë”. Në deklaratën e tij, futbollisti u shpreh:

“Nuk më turpëron të pranoj se isha i pakujdesshëm, se nuk reagova siç duhej dhe se e zhgënjeva. Të gjithë kalojmë momente që na ndihmojnë të reflektojmë e të rritemi.” Vinicius e mbyll mesazhin me një kërkim faljeje të hapur, duke thënë se tani dëshiron “ta rifillojë gjithçka nga e para, pa gënjeshtra e pa maska, me dashuri, kujdes dhe respekt”. Kjo ngjarje ka shkaktuar shumë reagime në Brazil, ku mediet kanë ndjekur me interes zhvillimet e jetës personale të ‘yllit’ të kombëtares dhe Real Madridit.

sfidanti.al