Victoria Beckham thyen heshtjen për djalin Brooklyn

Pas muajsh me mllef dhe akuza të ndërsjella, Victoria Beckham ka vendosur të flasë hapur për marrëdhënien e ndërlikuar me djalin e saj të parë, Brooklyn. Në një intervistë me revistën ËSJ, ish-anëtarja 51-vjeçare e Spice Girl foli për përçarjen familjare, e cila është bërë e pakthyeshme. “Ne gjithmonë i kemi dashur shumë fëmijët tanë”, tha ajo, pa përmendur kurrë emrin e djalit.

“Ne gjithmonë jemi përpjekur të jemi prindërit më të mirë të mundshëm”. Çdo vendim, pra, lindi nga kjo perspektivë. Dhe nëse ka pasur gabime, nuk ka pasur mungesë angazhimi dhe besimi: “Ne kemi qenë nën shqyrtim publik për më shumë se 30 vjet, dhe e tëra çfarë kemi provuar ndonjëherë të bëjmë është të mbrojmë fëmijët tanë dhe t’i duam ata. Dhe e dini, kjo është e gjitha që dua të them vërtet për këtë”.

Këto fjalë duket se ngjajnë me ato të David Beckham në fillim të këtij viti: “Ata bëjnë gabime, por fëmijëve u lejohet të bëjnë gabime. Kështu mësojnë ata. Kjo është ajo që përpiqem t’u mësoj fëmijëve të mi, ndonjëherë duhet t’i lejosh ti bëjnë ato gabime”.