Serxho Ujka në Belgjikë

Mesfushori Serxho Ujka, i larguar vetëm pak ditë më parë nga Egnatia është zyrtarizuar te belgët e Zulte-Waregem.

Ujka do të jetë pjesë e belgëve për të paktën katër vitet e ardhshme.

Debutimi i Ujkës me ekipin e tij të ri pritet të bëhet më 26 korrik, në ndeshjen që Zulte-Waregem do të luajë në shtëpi ndaj KV Mechelen.

Ujka u largua nga ekipi i Rrogozhinës pas një sezoni, ku luajti 30 ndeshje.