Sendet në fushë në Shqipëri-Angli i kushtojnë FSHF-së 2250 franga

Komisioni Disiplinës në UEFA ka vendosur një gjobë prej 2250 frangash zvicerane për Federatën Shqiptare të Futbollit për shkak të sendeve të hedhura në fushë gjatë ndeshjes Shqipëri–Angli.

Edhe pse episodet kanë qenë sporadike, fakt ky që reflektohet edhe nga shuma e vendosur si dëmshpërbllim, FIFA dhe UEFA e kanë bërë të qartë shpesh herë se në stadiume tolerenca do të jetë zero.

sfidanti.al