Odise Roshi po kalon një moment mjaft të mirë me fanellën e Keçiorengyçy, duke u bërë protagonist me golat e tij në ndeshjet e kësaj skuadre. Pasi shënoi në fundjavë në kampionatin e kategorisë së dytë turke, Roshi gjeti edhe sot rrjetën, këtë herë në Kupën e Turqisë ku skuadra e tij përballej me Kaizerispor. Ndeshja shkoi me kohë shtesë pasi koha e rregullt përfundoi 0-0.
Pikërisht në shtesën e dytë, kur regjistrohej minuta e 117-të, Roshi shënoi golin që vulosi kualifikimin. Ai mori topin në zonë dhe me një kthesë të shpejtë e dërgoi në rrjetë, duke dyfishuar avantazhin që skuadra e tij kishte gjetur vetëm pak minuta më parë, duke i vënë vulën fitores 2-0.
sfidanti.al

