Futbolli ekuadorian është në zi pas ndarjes nga jeta të ish-futbollistit Raúl Guerrón, i cili humbi betejën me kancerin në stomak në moshën 49-vjeçare. Ish-mbrojtësi ishte pjesë e historisë së futbollit të Ecuador, pasi bëri pjesë në kombëtaren e parë të këtij vendi që mori pjesë në një Kupë Bote, në edicionin e vitit 2002 që u zhvillua në Korenë e Jugut dhe Japoni. Federata Ekuadoriane e Futbollit reagoi me një mesazh prekës, duke shprehur dhimbjen për humbjen e ish-lojtarit dhe duke e cilësuar atë si një nga figurat e njohura të futbollit vendas. Në reagimin zyrtar, federata u shprehu ngushëllime familjarëve, miqve dhe gjithë komunitetit sportiv.
Gjatë karrierës së tij, Guerrón veshi fanellat e disa klubeve të rëndësishme ekuadoriane, mes tyre Deportivo Quito, Universidad Católica dhe Barcelona SC, duke u dalluar si një mbrojtës i qëndrueshëm në krahun e majtë. Sipas medieve ekuadoriane, ish-futbollisti kishte kërkuar ndihmë financiare vetëm pak ditë më parë për të përballuar një ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa gjendja e tij shëndetësore ishte rënduar ndjeshëm për shkak të sëmundjes.
Vdekja e Guerrón ka prekur thellë opinionin sportiv në Ekuador, ku ai kujtohet si një nga lojtarët që kontribuoi në ngritjen historike të kombëtares në arenën ndërkombëtare.

