Ishte fitorja e dytë radhazi si titullar dhe e dyta ku luan në rolin e një “shkatërruesi” të mirfilltë. Anësori i mbrojtjes së Kombëtares sonë, duke se po e shijon goxha aventurën e re në Arabinë Saudite, ku pas fitores në Kupë ka regjistruar edhe fitoren e parë në Saudi Pro League, me skuadrën e Al-Ittihad, që fitoi me shifrat e thella, 4-1, ndaj rivalëve të Al-Khaleej. Pavarëisht se goli i parë erdhi nga miqtë, në minutën e 5’-të falë Narey, djemtë e Laurent Blanc ia dolën të përmbysin gjithçka falë golave të Benzema, Aouar, Bergwijn e Al-Ghamdi. Falë kësaj fitoreje skuadra e Al-Ittihad ngjitet në vendin e parë të renditjes me 12 pikë, po aq sa Al-Hilal, me kampionët në fuqi që ende nuk e kanë zhvilluar sfidën e tyre.
sfidanti.al