Armend Dallku, ish-futbollisti I kombëtares tonë dhe aktualisht mbrojtës i Prishtinës, ka marrë një vlerësim të veçantë nga Ukraina. Mbrojtësi, për kontributin e dhënë në futbollin e këtij vendi ka marrë titullin “Mjeshtër Sporti”. Vetë Dallku ka reaguar menjëherë në rrjetin social Facebook për nderimin që i është bërë.
“Titulli Mjeshtër Sporti, nga shteti ukrainas”, ka shkruar futbollisti, si dhe ka publikuar medaljen e marrë. Futbollisti që ka luajtur 64 ndeshje me uniformën kuqezi, ka qenë pjesë e klubit ukrainas, Vorskla, që nga vitit 2005 e deri më 2016.