Aksidenton një grua dhe largohet, arrestohet mesfushori i Rapid Bukureshtit

Kader Keita, mesfushor i Rapid Bukureshtit, është përfshirë në një incident të rëndë rrugor në Rumani. Sipas ProSport, Keita ka aksidentuar një grua 68-vjeçare që po kalonte rrugën dhe më pas është larguar pa dhënë ndihmë. Megjithatë, kamerat e sigurisë e kanë kapur menjëherë. Raportohet se mesfushori po lëvizte me shpejtësi mbi limitet e lejuara dhe nuk arriti të frenonte në kohë kur pa këmbësoren, duke e goditur dhe tërhequr për disa metra. Keita u mbajt nga Policia për 24 orë dhe do të paraqitet para gjykatës. Ai rrezikon që masa e qëndrimit nën arrest të zgjatet deri në 30 ditë.

sfidanti.al