Spalletti ëndërron Osimhen

Pas rinovimit të kontratës së Luciano Spalletti-t, Juventusi ka vendosur një objektiv të qartë për sezonin e ardhshëm: fitimin e titullit kampion. Trajneri italian i ka kërkuar klubit përforcime cilësore në çdo repart, duke kërkuar të paktën një transferim të rëndësishëm për secilën fazë të lojës.

Një nga emrat më të përfolur për mesfushën është Bernardo Silva, por vëmendja kryesore është te sulmi. E ardhmja e Dušan Vlahović-it mbetet e paqartë, ndërsa ëndrra e madhe e Spalletti-t është rikthimi i Victor Osimhen-it, me të cilin ka punuar më parë te Napoli. Sulmuesi nigerian është një objektiv i preferuar, ashtu si edhe mbrojtësi Kim Min-jae.

Megjithatë, pengesa kryesore mbetet Napoli. Klubi italian ka vendosur një klauzolë të lartë anti-Itali për Osimhenin, rreth 70 milionë euro, që e bën operacionin shumë të vështirë. Në këto kushte, Juventusi mund të konsiderojë alternativa si Robert Lewandowski, i cili ndiqet edhe nga Milani dhe ka një ofertë rinovimi nga Barcelona.

sfidanti.al