Vili Sanjol do të vazhdojë në detyrën e komisarit teknik të Gjeorgjisë deri në vitin 2028. Federata e Futbollit e vendit në fjalë ka bërë me dije arritjen e akordit të ri me francezin, i cili ka qenë mjaft i suksesshëm. Nën drejtimin e francezit, Gjeorgjia u kualifikua në Euro 2024 dhe arriti që të kalonte edhe në fazën me eliminim direkt. Ndërsa në Nations League, ku ndodhet në të njëtin grup me Shqipërinë, është duke zhvilluar një turne dinjitoz. Sipas presidentit të Federatës Gjeorgjiane të Futbollit kontrata me Sanjol do të përfundojë pas “Euro 2028” ndërsa objektivi i madh është kualifikimi i ekipit në Botërorin e 2026-ës.
sfidanti.al