Sezoni i Real Madridit po shkon drejt një mbylljeje zhgënjyese, pasi “Los Blancos” rrezikojnë të mbeten pa fituar si LaLiga ashtu edhe UEFA Champions League për të dytin vit radhazi. Një situatë që mund të sjellë ndryshime të mëdha, sidomos në pankinë.
Pozicioni i trajnerit Álvaro Arbeloa-s duket gjithnjë e më i lëkundur dhe drejtuesit e klubit kanë nisur të mendojnë për pasuesin. Sipas raportimeve, kandidati kryesor për momentin është Mauricio Pochettino, i cili konsiderohet si profili ideal për të nisur një cikël të ri në “Santiago Bernabéu”.
sfidanti.al

