Prurja e një trajneri nga Italia do të thotë se është thuajse e sigurt se klubi që e ka angazhuar atë, do të dalë kampion në Angli. Italiani i parë që siguroi shansin në Premier Ligë, ishte Xhanluka Viali që me Celsin fitoi Kupën e Kupave dhe FA Kupën. Karlo Ançeloti erdhi, u ul në stolin e drejtimit të “bluve” në Stemford Brixh” dhe, që në sezonin e parë, fitoi Premierën Ligën, por edhe FA Kupën dhe Kupën Shield (Superkupa e Anglisë). Roberto Mançini e udhëhoqi Mançester Sitin drejt titullit të parë të kampionit të Premier Ligës, mbas gjysmë shekulli!
Roberto di Mateo është shënuar me gërma të arta në historinë e Celsit, pasi ai, në krye të “bluve”, i udhëhoqi këta të fundit drejt kurrorës së parë dhe të vetme evropiane, deri tani, pasi mundi në finale Bajernin në Mynih. Por heroizmin më të madh e ka bërë Kaludio Ranieri që, në krye të Lester Sitit, sezonin e kaluar, fitoi titullin e kampionit të Premier Ligës angleze, ndërkohë që, vetëm një vit më parë, mezi siguroi mbijetesën në kampionatin elitar anglez. Kjo seri titujsh me trajnerë italianë mbyllet me Antonio Konten që, qysh sezonin e parë që mbërriti në ishull, arriti deri te titulli i kampionit në Premierë Ligë, ndërsa do të luajë edhe në finale të FA Kupës.
Sfidanti.al