Liverpool në sulm për Ekitike

Një merkato faraonike. Pasi fitoi titullin e fundit të Premier League, Liverpuli po ndërton një skuadër për të filluar një epokë të re.

“Të Kuqtë” kanë shpenzuar shumë deri më tani: Florian Wirtz (i paguar rreth 130 milionë euro), Milos Kerkez për 45 milionë euro dhe Jeremie Frimpong për 30 milionë euro të tjera janë përforcimet që aktualisht janë në dispozicion të Arne Slot.

Por fushata e transferimeve verore e Liverpoolit nuk ndalet këtu. Sipas “The Athletic”, klubi anglez thuhet se është në kërkim të një sulmuesi qendror të nivelit të lartë. Dy emra janë në listë: i pari është Alexander Isak i Newcastle, megjithëse tratativa konsiderohet shumë e komplikuar.

Kjo është arsyeja pse “të Kuqtë” kanë përshpejtuar transferimin e Hugo Ekitike të Eintracht Frankfurt. Francezi 21-vjeçar thuhet se ka arritur tashmë një marrëveshje me kampionët anglezë për një kontratë gjashtëvjeçare. Negociatat midis klubeve janë duke vazhduar, me Liverpulin që është i gatshëm të ofrojë një shumë prej 80 milionë eurosh për kartonin e lojtarit.