Thibaut Courtois ka bërë të qartë të ardhmen e tij me Belgjikën pasi nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale ka bërë me dije se nuk do të mbrojë ngjyrat e vendit të tij për sa kohë Domenico Tedesco do të jetë komisari teknik. “Pas ngjarjeve që kanë ndodhur mes meje dhe trajnerit dhe pas një kohe të gjatë reflektimi mendoj se prania ime në Kombëtare është kompromentuar. Mungon klima e bashkëpunimit dhe nuk mund të kthehem që të luaj për Belgjikën për sa kohë në stol do të jetë Tedesco”, tha numri një i Realit të Madridit. Siç dihet Courtois u konflikua me Tedesco-n pasi ky e fundit nuk e grumbulloi në Eruo 2024 edhe pse kishte vetëm një muaj që ishte rikthyer nga një dëmtim i gjatë, i cili e la jashtë fushave për gati një vit.
sfidanti.al