Como shkruan historinë, fiton ndaj Veronës

Como ka shkruar një faqe historike në Serinë A, teksa triumfoi 1-0 ndaj Verona në “Bentegodi” dhe siguroi matematikisht një vend në kupat europiane për sezonin e ardhshëm.

Heroi i skuadrës së drejtuar nga Cesc Fabregas ishte Anastasios Douvikas, i cili realizoi golin vendimtar në minutën e 71-të me një goditje të fuqishme me të djathtën, duke mposhtur portierin Montipò.