Me shumë mundësi ky do të jetë sezoni i fundit i Bernardo Silvës te Manchester City. Kontrata e portugezit me klubin anglez skadon qershorin e ardhshëm dhe aktualisht duket se nuk ka asnjë negociatë për një rinovim. Lojtari i lindur në vitin 1994 do të donte një ndryshim në karrierë dhe thuhet se ka qenë tashmë në radarin e disa klubeve. Përveç Arabisë Saudite, ekziston edhe mundësia e bashkimit me Benfikën e Mourinhos. Për Bernardo Silvën, ky do të ishte një rikthim në shtëpi, duke pasur parasysh se ai luajti për “shqiponjat” deri në vitin 2014.
sfidanti.al