Vetëm brenda një viti e gjysmë, David Alaba ka kaluar nga lideri i mbrojtjes së Realit në një problem urgjent për klubin spanjoll.
Qendërmbrojtësi 33-vjeçar austriak mbërriti në vitin 2021 nga Bajerni për të zënë vendin e Serxhio Ramos dhe falë një adaptimi të shpejtë, u bë një lojtar kyç për Karlo Ançelotin në fitimin e dy titujve të Ligës dhe Kampioneve.
Situata ndryshoi më 17 dhjetor 2023, kur ai këputi ligamentet e gjurit të majtë. Që atëherë, austriaku ka përjetuar një kalvar të pafundëm. Problemi tjetër me të cilin përballet Madridi është se qendërmbrojtësi ka pagën e tretë më të lartë në skuadër, me 22.5 milionë euro neto në sezon dhe me një kontratë deri më 30 qershor 2026. Vetëm Mbape dhe Vinicius fitojnë më shumë se ai.
sfidanti.al