Vrasja e George Floyd nga policia ka shkaktuar rebelim dhe trazira në të të gjithë SHBA dhe në mënyrë të vecantë në Minneapolis që ishte edhe teatri I aktit të urryer ku humbi jetën shtetasi amerikan.
Imazhet ku shfaqej polici që mbante gjurin në qafën e Floyd kanë bërë xhiron e botës dhe futbollisti amerikan iSchalkes, McKennie deshi ta kujtojë viktimën sipas mënyrës së tij. McKennie zbriti në fushën e lojës kundër Werder Bremenit me një shirit në krah në nder të tij ku shkruhej; Drejtësi për George Floyd.
Sa për kronikë, Schalke e humbi ndeshjen në Veltins Arena ndaj Werder Bremenit me rezultatin 1-0 pas golit të shënuar nga Bittencourt.
Sfidanti.al