Marej do të marrë pjesë në ndeshjet singëll në turneun e Sinsinatit

Tenisti britanik, Endi Marrej, i gëzoi tifozët e tenisit me deklaratën e tij të fundit se ai ndodhet shumë afër kambekut (kthimit) në konkurrimet singëll. Ky tenist 32-vjeçar nga Glasgou ka në plan që të kthehet në konkurrimet singëll (individuale) që në ditët e para të gushtit, kur pritet të fillojë turneu i mjeshtrave në Sinsinati (SHBA).

Qëkur është kthyer mbas operacionit në ije në janar, Marrej, fitues i tre turneve Grand Slam, ka marrë pjesë në konkurrimet dyshe (në çift). Fillimisht, partner i tij ishte Felisiano Lopez në Kuins, kurse më pas, në Uimbëlldon, ai luajti në çift me Serena Uiliamsin. Në turneun e Uashingtonit, Endi Marrej do të luajë krahas vëllait të vet, Xhejmi.

Sfidanti.al