Pas një grumbullimi me Kombëtaren shqiptare ku nuk arriti të merrte minuta në fushë, Sabah Kertoja po përpiqet të fitojë sërish hapësira te skuadra e tij në Skoci. Sulmuesi shqiptar ishte titullar në transfertën ndaj Motherwell dhe dha kontributin e tij në golin e parë të ndeshjes. Momenti vendimtar erdhi në minutën e 29-të, kur Kerjota krosoi saktë nga krahu i djathtë, duke gjetur në zonë Bragën, i cili e dërgoi topin në rrjetë me një goditje me kokë. Ky ishte asistimi i dytë sezonal për futbollistin shqiptar, i cili ka regjistruar gjithashtu edhe një gol me fanellën e Hearts.

