Janë publikuar vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF-së për javën që lamë pas në futbollin shqiptar. Tirana dhe Elbasani gjobiten për sjellje të gabuar të spektatorëve, ndërsa Lushnja dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë, si dhe me zhvillimin e 3 (tre) ndeshjeve pa praninë e spektatorëve në stadiumin përkatës. Disa zyrtarë të Lushnjës, përfshirë edhe trajnerin Dorian Bubeqi pezullohen për disa javë nga veprimtaritë.

