Turi i Francës 2027 prezanton rrugëtimin spektakolar

Turi i Francës ka filluar numërimin mbrapsht për fillimin e edicionit të tij të 114-të. Me itinerarin e zbuluar tashmë, e tëra çfarë mbetet është të presim deri në fillim e kësaj gare, e cila do të mbahet në korrik të 2027.

Në këtë edicion nisja do të jetë e veçantë pasi Edinburgu do të jetë i veshur me entuziazëm për të pritur fillimin e ngjarjes më prestigjioze në kalendarin e çiklizmit.

“Grand Départ” i Turit të Francës 2027, i treti në histori që nis nga Britania e Madhe pas Londrës në 2007 dhe Leedsit në 2014, do të zhvillohet të premten, më 2 korrik, me të parën nga tre etapa të mbajtura tërësisht në tokën britanike.

Finalja e madhe do të jetë të dielën, më 25 korrik, në Champs-Élysées në Paris, me një etapë finale që, ashtu si në dy edicionet e mëparshme, do të përfshijë tre ngjitje në Montmartre.