Aurelio De Laurentiis është i gatshëm të shesë Napolin, por vetëm sipas kushteve të tij. Presidenti i klubit italian ka vendosur çmimin prej 2 miliardë eurosh, ndërsa në garë për blerjen e skuadrës është Matt Rizzetta, menaxher amerikan që synon të krijojë një kompleks sportiv shumëdisiplinor, pasi ka blerë edhe ekipin e basketbollit të qytetit.
De Laurentiis dhe Rizzetta janë takuar së fundmi në Napoli, pas ndeshjes së Champions League kundër Bodo/Glimt, në një takim që, sipas raportimit të SportMediaset, tregon se ideja e shitjes së klubit po bëhet gjithnjë e më konkrete. Megjithatë, palët janë larg marrëveshjes: Rizzetta e vlerëson Napolin me 1,3 miliardë euro dhe nuk ka interes të blejë vetëm një pjesë të aksioneve, por synon të marrë kontrollin e klubit.

