Francë, policia kërkon shtyrjen e PSG-Lyon

Policia franceze ka kërkuar shtyrjen e ndeshjes mes Paris Saint-Germain dhe Lyonit, e planifikuar për të dielën në orën 20:45, për shkak të frikës nga trazira të reja pas protestave të dhunshme që kanë përfshirë vendin. Sipas të përditshmes sportive ‘L’Équipe’, sfida e Ligue 1 mund të zhvendoset për të hënën.

Autoritetet druhen se grumbullimet e tifozëve mund të krijojnë kushte për përshkallëzimin e dhunës, ndërsa jelekverdhët dhe sindikatat po përgatiten për protesta të reja. Sipas shifrave të raportuara nga mediet franceze, gjatë fundjavës janë arrestuar mbi 2.400 persona, ndërsa mijëra biznese janë plaçkitur ose dëmtuar.