Dëmtim i rëndë për Kvaratskhelia-n

Festën e PSG-së pas fitores së madhe ndaj Barcelonës në Champions League e ka zbehur dëmtimi i Khvicha Kvaratskhelia. Gjeorgjiani la fushën në fillim të pjesës së dytë të ndeshjes, që u mbyll me rezultatin 4-2. Kvara, pas një përplasjeje, u shtri në fushë ndoshta nga një përdredhje jo natyrale të gjurit. Pasi mori ndihmën mjekësore, ai u zëvendësua, sepse nuk mundej të vazhdonte më. Dhe frika në klubin parisien ishte e madhe për një dëmtim serioz.

Stafi mjekësor i PSG-së i druhej faktit se sulmuesi mund të ketë këputur ligamentin. Dhe analizat e detajuara kanë konfirmuar këtë dëmtim. Kjo është një goditje e madhe për francezët, sepse mungesa do të jetë e gjatë dhe bëhet fjalë për një nga titullarët kyç të formacionit të trajnerit Luis Enrique. Gjeorgjiani duhet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale dhe sipas të gjitha gjasave, e ka mbyllur sezonin.