Dramë në US Open, Potapova shpërthen në lot

Ka momente në sport kur rezultati, pikët dhe vetë gara humbasin çdo rëndësi. Kjo ndodhi në US Open gjatë përballjes mes Anastasia Potapova-s dhe talentit të madh Mirra Andreeva, në një skenë dramatike që preku të gjithë të pranishmit në Nju Jork.

Ndeshja po zhvillohej normalisht, deri në momentin kur Potapova bëri një lëvizje të pafat dhe u rrëzua në fushë. Tenistja ruse reagoi menjëherë me dhimbje të forta, ndërsa shpërtheu në lot dhe nuk ishte në gjendje të ngrihej. Ajo u kap pas këmbës, teksa ankthi u përhap në të gjithë stadiumin. Në ato momente, rivaliteti sportiv u harrua plotësisht. Mirra Andreeva la menjëherë raketën dhe vrapoi drejt Potapovës për ta ndihmuar. 19-vjeçarja u ul pranë bashkatdhetares së saj, i ofroi mbështetje dhe e përqafoi, ndërsa të dyja u përlotën.

Edhe Andreeva, e cila u shfaq dukshëm e tronditur nga ajo që po ndodhte, nuk mundi t’i mbante lotët. Në tribuna u krijua një heshtje e rëndë, teksa publiku ndiqte me shqetësim gjendjen e Potapova-s.