Bayer 04 Leverkusen ka fituar garën për të firmosur me talentin Kennet Eichhorn. Klubi në fjalë është shumë pranë firmës me 16-vjeçarin, i cili konsideroi edhe projektin e RB Leipzig. Talenti gjerman i Hertha BSC ka bërë këtë zgjedhje pasi e shikonte si me shumë rrezik transferimin e menjëhershmë në një klub të madh si Liverpool dhe City. Leverkusen në vitet e fundit ka mundur që të kultivojë talente si Julian Brandt, Kai Havertz, Benjamin Henrichs dhe Florian Ëirtz dhe ky ka qenë shkaku që Eichhorn preferoi të transferohej në “BayArena”.
Bayern i Mynihut u tërhoq nga gara për firmën me talentin kur mësoi shifrën që kërkonin menaxherët e tij si komision. Thueht se të mbyllur këtë transferim Hertha BSC do të përfitojë 9 milionë euro ndërsa 10 milionë euro të tjera do t’i shkojnë familjes dhe menaxherit të lojtarit.

