Mbrojtësi spanjoll, César Azpilicueta, ka njoftuar zyrtarisht tërheqjen nga futbolli i luajtur, duke deklaruar se ky sezon do të jetë i fundit në karrierën e tij profesionale. Përmes një letre të publikuar në rrjetin social X, 34-vjeçari u shpreh se ka ardhur momenti për të nisur një kapitull të ri në jetën e tij pas më shumë se dy dekadash në futbollin elitar. “I dashur futboll, sot dua të ndaj me ty se ky sezon do të jetë i fundit si futbollist profesionist. Pas shumë vitesh duke jetuar ëndrrën time, ndiej se është koha për të nisur një kapitull të ri në jetën time”, ka shkruar Azpilicueta.
sfidanti.al

