Kaos në derbin e Paraguajit

Club Olimpia dhe Cerro Porteño konsiderohet një nga ndeshje derb më të tensionuara të viteve të fundit në Paraguaj. Kjo përballje u ndërpre pas vetëm 30 minutash lojë për shkak të incidenteve të rënda në tribuna.

Sfida u ndal me vendim të arbitrit Juan Gabriel Benítez, pasi në Tribunën Veriore shpërthyen përleshje mes tifozëve të Cerro-s dhe forcave të rendit. Situata degradoi shpejt dhe policia ndërhyri duke përdorur plumba gome dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Përdorimi i gazit shkaktoi panik të madh në stadium, me shumë tifozë që patën vështirësi në frymëmarrje dhe u detyruan të largoheshin nga shkallët dhe të futen në fushë për të shpëtuar nga kaosi.

Sipas Policisë Kombëtare të Paraguait, ka të lënduar si mes efektivëve të rendit, ashtu edhe mes tifozëve, megjithëse nuk është bërë ende një bilanc i saktë i dëmeve. Situata u rëndua më tej kur disa tifozë arritën të rrëmbejnë një mburojë policie dhe tërhoqen zvarrë një polic, duke e përshkallëzuar edhe më shumë tensionin në stadium.