Ish-sulmuesi francez Nicolas Anelka ka deklaruar se futbolli modern ka gjithnjë e më pak talente të pastër, duke theksuar se lojtarë si Lamine Yamal janë bërë të rrallë. Ai e vlerësoi shumë talentin e ri të Barcelonës, duke thënë se është një lojtar shumë i aftë që shënon, jep asiste dhe krijon vazhdimisht në fushë.
Sipas Anelkës, Yamal dhe Kylian Mbappé janë aktualisht dy talentet më të mëdhenj në Europë dhe në botë. Ai beson se rivaliteti mes tyre, si edhe mes Barcelonës dhe Real Madridit, do të vazhdojë për shumë vite, ndërsa shpreson që Yamal të vazhdojë të luajë në të njëjtin nivel për një kohë të gjatë.
sfidanti.al

