Fabio Paratici rikthehet në Itali

Fiorentina ka zyrtarizuar marrëveshjen me Fabio Paratici, i cili nga 4 shkurti 2026 do të marrë detyrën e drejtorit sportiv të klubit vjollcë. Kontrata e tij është e vlefshme deri në vitin 2030. Paratici, i njohur për eksperiencën e tij ndërkombëtare te Juventus dhe Tottenham, do të nisë punën menjëherë pas mbylljes së merkatos dimërore. Deri atëherë, ai do të qëndrojë në Londër, duke përfunduar detyrimet e tij me “Spurs”. Drejtori i ri sportiv shprehu falënderimet për klubin anglez: “Faleminderit drejtuesve të Tottenham që respektuan dëshirën time për t’u kthyer në Itali, te Fiorentina. Kjo mundësi, së bashku me vullnetin për t’u rikthyer në vendlindje, më bënë të marr këtë vendim”. Fiorentina shpreson që me eksperiencën dhe kompetencat e Paraticit, organika dhe strategjia sportive e klubit të forcohet ndjeshëm në sezonet e ardhshme.

sfidanti.al