Dayot Upamecano nuk ka ndër mend që të largohet nga “Allianz Arena”. Burime pranë stafit të lojtarit kanë zbuluar për “BBC” se klienti i tyre nuk do të largohet nga Mynihu dhe se marrëveshja me drejtuesit e klubit bavarez është fare pranë.
Siç dihet Upamecano mori disa muaj kohë përpara se të vendoste për të ardhmen e tij, e cila u kthye në një temë diskutimi për disa prej klubeve më të mëdha të Europës, të cilat e shikonin si një mundësi të artë në merkato. Siç dihet 26-vjeçari ka hyrë në muajt e fundit të kontratës me klubin bavarez dhe nëse nuk do të vendoste që të rinovonte do të largohej me parametra zero verën e ardhshme.
sfidanti.al

