Pasi u largua nga Benfica, Angel Di Maria vendosi që të dëgjojë zemrën dhe u kthye në Argjentinë te ekipi i Rosario Central. “Të kthehem në shtëpi pas kaq shumë kohësh është diçka shumë e veçantë. Ishte ajo që doja. Të luaja përsëri në Central. “Të jem kampion me Central është e vetmja gjë që më mungon. Nuk mund të besoja kur po ushtroja sot. Ndihesha sikur ishte hera e parë. E shijova plotësisht stërvitjen time të parë”, tha ai. Di Maria u prezantua në një konferencë për shtyp të mbajtur në një hotel në qendër të Rosario-s, në rikthimin e tij të shumëpritur në ekipin që la në vitin 2007. Me nofkën ‘El Fideo’, Di María, 37 vjeç, u bë i njohur në Evropë, ku grumbulloi 29 trofe duke luajtur për Benfica, Real Madrid, Manchester United, Paris Saint-Germain dhe Juventus.
