Jasir Asani e ka mbyllur në çerekfinale rrugëtimin e tij të këtij edicioni në Ligën e Kampioneve të Azisë. Sulmuesi shqiptar, i cili shënoi 9 gola në këtë edicion të turneut duke qenë ndër golashënuesit më të mirë të tij, i ka dhënë lamtumirën me ndeshjen që Guangju ka luajtur kundër Al Hilal në Xheda të Arabisë Saudite. Skuadra korano-jugore, debutuese në turne, u përball në “Final 8” me Al Hilal që është një prej pretendentëve për trofeun, pasi është i mbushur me yje si Bunu, Kulibali, Lodi, Milinkoviç-Saviç, Malkom apo Mitroviç. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 3-0 për sauditët, ndërsa në të dytën, erdhën edhe 4 gola të tjerë, të cilët çuan rezultatin përfundimtar në 7-0, duke i siguruar Al Hilal kalimin në gjysmëfinale me shumë lehtësi.
sfidanti.al