Është hedhur shorti i Kupës së Amerikës 2024. Edicioni i 48-të i këtij turneu do të organizohet në SHBA nga 20 qershori në 14 korrikun e vitit të ardhshëm. Argjentina është skuadra kampione në fuqi, teksa mban rekordin bashkë me Uruguajin me nga 15 suksese. Me Brazilin që ndjek me 9 trofe. Finalja e madhe do të zhvillohet në “Hard Rock Stadium”, Florida (14 korrik). Për herë të dytë në histori – si në vitin 2016 – në Kupën e Amerikës do të marrin pjesë 16 skuadra kombëtare. 10 nga CONMEBOL (Konfederata e Futbollit të Amerikës së Jugut) dhe 6 nga CONCACAF (Konfederata e Futbollit të Amerikës së Veriut, asaj Qendrore dhe Shoqatës së Futbollit të Karaibeve). Grupe aspak të lehta për Argjentinën (luan takimin hapës në datën 20 qershor në Atlanta) dhe Brazilin, që përballë tyre mund të ndeshen vetëm në finalen e madhe. Njësoj si në turneun e fundit (2021), me Leo Messin me shokë që siguruan trofeun pas suksesit minimal 1-0 përballë rivalëve të përjetshëm në mitikun Maracana. (Di Maria).
sfidanti.al