Nora Gjakova e treta në Kampionatin Evropian të xhudos

Nora Gjakova ka fituar medaljen e bronxtë në Kampionatin Evropian në Montpellier të Francës në kategorinë deri 57 kilogramë. Ajo mposhti gjermanen Seija Ballhaus me Ippon në kohën shtesë. Nora deri në finale nuk ishte në ditën më të mirë të saj por gjithsesi arriti ta ruante podiumin.

Në çerekfinale, xhudisten kosovare e mposhti gjermanja Pauline Starke. Ajo realizoi uazari në kohën shtesë. Raundin e parë, Nora e kaloi pa garë, pasi izraelitja Timna Nelson Levy nuk u paraqit. Për Kosovën është medalja e 21-të nga Kampionatet Evropiane dhe do të synohet medalje edhe të shtunën kur në Montpellier të Francës garojnë Akil Gjakova, Laura Fazliu e Loriana Kuka.

sfidanti.al