VAR-i debuton mizor në Champions, përse anuloi golin e Ajaksit?!

Edhe gazeta “Marka”, një madrilene e thekur, nuk ngrurroi ta quante gabim. Ajaksit iu mohua një gol nga teknologjia VAR që bëri debutimin në Champions, dhe specialisti i gazetës, Anduhar Oliver, deklaroi se goli nuk duhej anuluar. Ai theksoi se pozicioni i Tadiçit nuk ndikonte në aksion, pra nuk duhej marrë për bazë fakti se ishte jashtë loje.

“Ka shumë aksione në futboll ku një lojtar është jashtë loje, por nuk ndikon në aksion, ndaj edhe goli quhet, – shpjegoi ai, – i tillë edhe në golin e Taliafikos. Nuk e pengonte portierin Kurtua, nuk ndikonte në aksion, pra sa më shumë e shoh, aq më shumë bindem se është gol i drejtë”.

Nuk mendoi kështu arbitri slloven, Skomina, që mori gjithë vërshëllimat e Arenës “Johan Krujf”, pasi dha vendimin. Edhe mediat e tjera europiane e cilësuan si “të dyshimtë” vendimin e VAR-it.

Sfidanti.al