Vandervege gjen shkakun e humbjes në Australian Open, bananet!

Nuk pritej një sjellje e tillë nga njëra prej tenisteve më të mira të kohëve të fundit. Koko Vandervege, numri 2 i SHBA-së dhe numri 9 në renditjen botërore, jo vetëm u eleminua nga Australian Openi, por edhe turpëroi veten me komentet dhe protestat. Bukuroshja 26-vjeçare fajësoi … bananet për disfatën që pësoi ndaj hungarezes, Timea Babosh.

Shifrat ishin 6-7 e 2-6, por Vandervege në një moment refuzoi të fillonte lojën duke u ankua për mungesën e bananeve. Amerikania pretendonte më shumë fruta, për të qenë më e ushqyer dhe më në formë, por përgjigja e gjyqtarit ishte heqja e vërejtjes. Jo vetëm kaq, por më e keqja ishte se Vandervege akuzohet se ofendoi kundërshtaren në ndeshje e sipër.

Sjellja e vajzës shtatlartë 1.85 metra ishte pika që derdhi kupën për tenisin amerikan në Melburn, në një ditë vërtet të zezë. Shumë nga emrat e rëndësishëm u eleminuan si Venus Uilliams (numri 1 amerikane), Vandervege (numri 2), kampionia e US Openit për femrat, Sloun Stefëns, numri 8 i meshkujve Xhek Sok dhe numri 16 po i djemve, Xhon Ajsner.

Sfidanti.al